Arch.al

Arch.al është një studio projektimi e përbërë në grupimin e saj nga profesionistë në arkitekturë, urbanistikë dhe ekspertë të gjithë fazave të proçesit ndërtimor. Ofron studimin, projektimin dhe zhvillimin në ndërtim. Plane pjesore urbanistike.
Projektim arkitektonik për objekte civile – industriale – turistike – vepra arti në infrastrukturë.  Projektim peizazhi, sistemim sipërfaqe të gjelbërta, lulishte e parqe. Projektim interier, sisteme mbulimi me çati, si dhe vlerësimin e pasurive të paluajtshme e më gjërë.

Me veprimtari brenda e jashtë vendit në projektimin e tipologjive të ndryshme të ndërtimit në sajë dhe të partneritetit e bashkëpunimeve me studio e specialistë Italianë, për të sjellë projekte sipas standarteve të larta të projektimit duke implementuar çertifikimet europiane si dhe standartet më të reja në risitë e legjislacionit shqiptar.

Fokus është krijimi i projekteve cilësore, mirëqenia dhe komoditeti për banim e aktivitet, orientuar drejt projektimit të gjelbër me ndjeshmëri të lartë ndaj energjisë e burimeve të rinovueshme, duke respektuar e promovuar ato.

 

RrethArch.al